E Diel, 1 Nëntor 2026

Duka perfundon kete muaj rinovimin e kontrates se De Biazit

Xhani De Biazi, mesa duket, do të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare të futbollit.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka pohuar se oferta që i ka bërë italianit në gusht është ende e vlefshme, edhe pas dy humbjeve në ndeshjet eleminatore në Slloveni dhe Islandë.
Madje, Duka këmbëngul që rinovimi të bëhet brenda muajit shtator, në mënyrë që skuadra të jetë e qetë për dy përballjet e fundit në grup, ndaj Zvicrës në Tiranë dhe në Qipro.
Shqipëria është e parafundit, por me vetëm 3 pikë diferencë me vendin e dytë, Islandën.
Duka i ofroi në gusht De Biazit rinovim me të njëjtat kushte financiare, ndërsa italiani kërkoi rritje të pagesës, por duket pas dy humbjeje, De Biazi do ta rishikojë pozicionin e tij.
Bëhet me dijë se klubi grek i Olimpiakosit i bëri ofertë trajnerit në muajin gusht, por kjo u refuzua.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›