Kërcënimi Isë
Vetëm një ditë pasi që marrëveshja me të cilën parashihej largimi i Atifete Jahjagës nga Presidenca para përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar, u shpall antikushtetuese nga gjykata më e lartë në vend, dy nga partnerët e marrëveshjes kanë filluar të thurin plane të reja për arritjen e qëllimeve të tyre.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në mungesë të fuqisë politike përballë vendimit të Kushtetueses, e ka ndërmend të përdorë forcën e tij në Kuvend për të arritur zbatimin e marrëveshjes së arritur ndërmjet tij, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit, duke bojkotuar reformat kushtetuese dhe ato zgjedhore në Kuvend.
Krejt këtë plan, Lideri i LDK’së, sipas burimeve të Expressit, e ka zbardhur të shtunën mbrëma, në një darkë të organizuar në rezidencën e Pacollit në fshatin Hajvali, për nder të disa miqve aziatikë të liderit të AKR’së.
Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express...