Dubrovniku, parapërgatitje për takimin Jahjaga-Nikolic

Ai tha se lëvizja e Tadicit është veprim shtetëror, i bërë në momentin e parë që mund të bëhet. Me këtë, sipas tij, do të ndryshojë pozicioni nga i cili i marrin vendimet të gjithë zyrtarët e politikës aktuale në Serbi, transmeton Telegrafi.
"Kolegëve që ua ka dorëzuar pushtetin ekzekutiv dhe përfaqësues, Tadici u ka hapur më shumë hapësirë për veprim dhe për takimin Nikolic-Jahjaga. Kur ai shtrëngoi duart me Kryeministrin e Kosovës, takimi i dy presidentëve nuk do të jetë problematik siç ishte deri sot", tha Denero për “Tanjug”.
Ai e krahasoi ndërmarrjen e djeshme të Tadicit si veprimin e Willy Brandtit kur ka shfuqizuar “Doktrinën Hallstein”, me të cilën Gjermania Perëndimore ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me çdo vend që ka njohur Gjermaninë Lindore.