E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënimi i një votuesi hapi sherrin në qendrën e votimit

Konflikti

Në degën e PS-së së Fierit është mbajtur një raport se Gëzim Veliaj ka qenë nisja e debatit të votimeve në Ruzhdie. Veliaj së bashku me familjen ka shkuar për të votuar dhe është fyer nga komisionerët e djathtë. Veprimi ka ardhur vetëm për shkak të simpatisë së tij për Partinë Socialiste. Kjo ka bërë që Veliaj të kundërshtojë komisionerët dhe gjithçka ka degjeneruar deri në përplasje mes palëve politike. Dëshmi okulare nga të dyja partitë e mëdha shpjegojnë se janë përdorur edhe armët, edhe pse askush nuk jep prononcim zyrtar. Gjithashtu në PS-në e Rrethit të Fierit të pohojnë se në raportin e mbajtur për zgjedhjet e 28 qershorit në Ruzhdie rezulton se në listat e votuesve kanë qenë edhe ata persona që nuk i janë drejtuar fare kutisë së votimit. Të tillë janë familjet e Mersin Mullait, Telo Veliaj etj. Një shqetësim tjetër i mbajtur nga PS-ja ka qenë edhe shëtitja e kutisë së votimit shtëpi më shtëpi pas largimit të komisionerëve të majtë. Historiku i zgjedhjeve në Ruzhdie ka treguar se në këtë zonë fiton në mënyrë të bindshme PD-ja.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›