Kercenohet kreu i KMSH-se shoqerohen ne polici dy myftinj
Kercenohet kreu i Komunitetit te Myslimaneve Selim Muca. Per kercenimin e tij ne polici kane perfunduar dy myftinj te cilet me pas jane lene te lire. Por konflikti eshte acaruar me shume diten e djeshme kur jane zhvilluar dy takime njeheresh nje i kryesise se Komitetit Mysliman dhe nje tjeter i keshillit. Kryesia ka shkarkuar keshillin pasi ka organizuar kete takim te paligjshem nderkohe qe keshilli ka vendosur te shkarkoje kryesine.
Burimet policore te Tiranes kane bere te ditur se ne oret e mbremjes se te martes jane shoqeruar ne polici myftiu i Tiranes dhe Durresit Ilir Vokshi si dhe kolegu i tij i Kukesit Ali Hallaci. Sipas te dhenave hetimore ata jane marre ne pyetje nga oficeret e policise per me shume se tre ore ne lidhje me denoncimin e depozituar ndaj tyre nga kryetari i KMSH-se Selim Muca per kercenime. Policia pohoi dje se Muca ishte ankuar se dy myftinjte ne menyre te perseritur silleshin me prepotence dhe arrogance ne KMSH duke u bere presion funksionareve te tjere te ketij institucioni. Megjithate asnje nga palet nuk e ka pranuar kercenimin. Selim Muca ka deklaruar se nuk dinte asgje por qe diten e hene e kishte marre ne telefon Vokshi dhe i kishte shprehur se ndihej i kercenuar pasi e kishte thirrur policia. Ndersa dy te shoqeruarit jane shprehur per median se nuk kishin asgje per te thene per kete shoqerim. Megjithate burimet policore u shprehen se hetimet per kete rast vazhdojne dhe nese do te vertetohet se ka elemente te vepres penale atehere te dy te shoqeruarit do te procedohen penalisht.
Por dje ka plasur nje konflikt brenda Komunitetit Mysliman. Persona brenda Komunitetit Mysliman kane tentuar te shkarkojne nga detyra kreun e ketij komuniteti Selim Muca. Nepermjet nje peticioni keta persona kane akuzuar ashtu si edhe here te tjera kreun e ketij komuniteti per veprime antiligjore nderkohe qe Muca ne nje konference per shtyp sqaroi se mbledhja e tyre ishte ilegale rrjedhimisht sipas tij edhe vendimi per ta shkarkuar eshte antistatutor dhe antiligjor. Persona te mbledhur ilegalisht kane marre vendimin per te me shkarkuar por ata nuk perfaqesojne asgje. Vendimi i tyre eshte antiligjor. Keta persona kane kaluar cdo norme institucionale u shpreh Muca. Ne reagimin e tij Muca sqaron se kryetari i Komunitetit Mysliman zgjidhet me mandat ligjor ndersa shton se duhen marre masa ndaj ketyre personave. Duke qene se mbledhja ka qene ilegale Muca shton se vazhdon ende te jete ne krye te Komunitetit Mysliman duke mos e braktisur detyren. Selim Muca eshte akuzuar edhe me heret per perfshirje te dyshimte ne biznesin e shitjes se trojeve si kunder eshte rasti ne qender te kryeqytetit. I revoltuar nga shkarkimi numri dy i komunitetit Sami Rysheku ka kerkuar largimin nga detyra te kreut te Komunitetit Mysliman.
Ne lidhje me kete ngjarje Selim Muca eshte shprehur se ate e shkarkon Keshilli i Pergjithshem ne mbledhjen e zakonshme dhe ne disa menyra kur behen shkelje te renda. Ajo behet kur shkel statutin kur vret ose kur kapet ne flagrance duke kryer nje veper penale. Ata nuk e kane motivuar aspak vendimin e tyre sepse nuk kane mundesi per te marre nje vendim te tille. Gjithashtu une kam nje mandat pesevjecar nga i cili kam konsumuar vetem 1.5 vjet deklaroi Selim Muca. Ndersa ne lidhje me akuzat per neglizhence per pezullimin e Myftiut te Lushnjes i cili hetohet per financime te dyshimta ai eshte shprehur se nuk eshte treguar neglizhent. Paraprakisht e kam pezulluar nga detyra dhe ne mbledhjen e djeshme ishte lene shqyrtimi per shkarkimin e tij u shpreh Muca.