Sherr burre e grua vellezerit marrin armet
Gjashte here e kane qelluar nje person me pistolete por ai i ka shpetuar ketij atentati. Behet fjale per nje ngjarje te ndodhur pak pas mesnate duke u gdhire dita e djeshme pas nje sherri ne familje. Vellai i dhendrit ka tentuar te vrase vellain e nuses pasi ky i fundit kishte kercenuar kunatin. Sherri mes tyre kishte nisur kohe me pare por dje ka arritur kulmin ku jane perdorur armet. Ngjarja ka ndodhur te rruga Gjin Kuqali ne Tirane ku sipas te dhenave policore Urim Marku tentoi te vrase Fatmir Rexhen. Burimet policore te kryeqytetit shpjeguan se ngjarja ndodhi rreth ores 02.30 te mengjesit. Sipas deshmive te marra nga seksioni kunder krimit ndaj personit vellai i Markut eshte martuar me motren e Rexhes. Por ata te dy kane pasur mosmarreveshje dhe kane debatuar bashke disa here. Ne keto kushte per te shuar gjakrat ka nderhyre Rexha por ne perfundim ka kercenuar dhendrin. Ne keto kushte ai i ka treguar biseden vellait te vet Urimit i cili nuk e ka duruar kete fakt dhe ka marre nje pistolete dhe ka shkuar per te takuar Fatmir Rexhen. Me mendje te kthjellet ai mendohet se ka dashur te vrase Rexhen pasi ka qelluar ndaj tij gjashte here. Menjehere eshte njoftuar policia e cila ka mburritur ne vendin e ngjarjes dhe ka shoqeruar dy protagonistet. Ne perfundim te marrjes se deklaratave eshte vendosur arrestimi i Urim Markut per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative nderkohe qe materialet i jane referuar organit te akuzes se Tiranes.