E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia zbulon fotokopje ceqesh per 40 milione USD

Graniti 2 vijon me pese arrestime te reja per para false. Dyshime edhe per 200 mije euro Sipas hetimeve mostrat e falsifikimit u moren nga mafia siciliane

Grupi i falsifikuesve te eurove dyshohet edhe per transferta te dyshimta parash pasi atyre u jane kapur fotokopje ceqesh me vlere marramendese. 40 milione dollare eshte vlera e dyzet fotokopjeve te ceqeve te ndryshme. Nderkaq policia e Tiranes ka zbuluar edhe dy ceqe me vlere 200 mije euro duke vene ne pranga pese persona te tjere. E gjitha kjo ka ndodhur gjate vazhdimit te operacionit Graniti 2 nga i cili dy dite me pare u arrestuan gjashte persona si dhe u sekuestruan 50 mije euro false.

Goditja e radhes

Drejtori i Policise se Tiranes deklaroi se do te kete arrestime te reja kur dy dite me pare ne nje konference per shtyp deklaroi se ishte goditur nje grup qe merrej me falsifikimin e parave dhe u ishin sekuestruar 50 mije euro false. E kjo eshte vertetuar dje kur policia kryeqytetase ne nje deklarate per shtyp tha se lidhur me vazhdimin e operacionit te koduar Graniti 2 nga specialistet e sektorit kunder krimit financiar u mundesua arrestimi ne flagrance edhe i pese shtetasve te tjere. Ne pranga perfunduan Altin Mersin Neziri 33 vjec Isuf Ibrahim Rama 53 vjec te dy me banim ne Kruje Arben Shefqet Plloci 32 vjec Pal Mhill Ulaj 48 vjec dhe Fredi Petrit Barjamaj 34 vjec te tre banues ne Tirane deklarohet nga policia. Sipas hetimeve arrestimi i tyre u be ne kuader te dy procedimeve penale pas nje hetimi 16-mujor me metoda speciale te hetimit nga sektori kunder krimit ekonomik ne bashkepunim me Prokurorine e Tiranes. Numri i personave te arrestuar nga operacionet Graniti 1 dhe Graniti 2 arrin ne 25 shtetas te arrestuar si dhe vlera e parave false ne total arrin ne 120 mije euro. Nderkaq personave te arrestuar dje policia u ka bllokuar 40 fotokopje te prerjeve kartemonedha banknote ne forme ceku me vlere 40 milione dollare dhe fotokopje te dy ceqeve transfertash ne vlere 200 mije euro. Grupi hetimor shpjegoi se po punohet per te bere te mundur gjetjen e prerjeve origjinale te ketyre kartemonedhave. Specialistet e sektorit kunder krimit financiar thane se vazhdojne operacionin e koduar GRANITI 2 dhe po punojne per identifikimin dhe kapjen e personave te tjere te dyshuar dhe te perfshire ne kete veprimtari kriminale.

Hetimet ne 16 muaj

Sipas te dhenave nga hetimet te gjithe personat e arrestuar pikerisht 25 vete gjate dy operacioneve te realizuara Graniti 1 dhe 2 kane pasur lidhje mes tyre. Burimet policore tregojne se gjithcka ka nisur 16 muaj me pare. Policia kishte bere nje plan per goditjen e personave qe merren me falsifikimin e parave dhe shume shpejt kane rene ne gjurmet e nje rrjeti nga vinin parate false. Sipas tyre keto para kane ardhur kryesisht nga Bullgaria dhe Maqedonia. Nderkohe nga gjurmet e lena gjate falsifikimit dyshohet se mostrat per falsifikimin e tyre jane marre nga mafia siciliane. Prodhuesit e tyre duke qene se nuk canin dot barrierat ne Bullgari dhe Maqedoni kane menduar se nepermjet Shqiperise mund te fusnin ne treg eurot false. Ne keto kushte ata jane lidhur me persona nga Pogradeci dhe parate e sekuestruara deri me sot rreth 120 mije euro false ishin sjelle vetem per moster dhe te behej prove se cfare mund te realizonin shqiptaret. Qe ne fillim policia kishte infiltruar njerezit e saj te cilet hiqeshin sikur kishin lidhje me drejtore bankash dhe ideja e tyre ishte ti depozitonin keto para ne banke duke i futur ne treg ne menyren me te mire. Keshtu falsifikuesit kane derguar fillimisht 73 mije euro qe do te provohej per tu futur ne banke dhe meqe u kapen nga policia kane tentuar te bejne proven e dyte duke sjelle 50 mije euro false. Por keto dy raste ishin ne survejim nga policia. Ndersa per 6 te arrestuarit dy dite me pare policia kishte marre informacion vetem pak kohe me pare por qe gjate pergjimeve ka rezultuar se kishin lidhje me pese te arrestuarit e djeshem dhe me te arrestuarit gjate operacionit Graniti 1. Ky eshte nje nder hetimet me te medha te zhvilluara nga antikrimi ekonomik nderkohe qe puna vazhdon per gjetjen e origjinaleve te ceqeve fotokopjet e tyre rezultojne te jene ne vlere 40 milione euro dhe shpresohet qe keto mos te jene depozituar duke shkaktuar nje dem kolosal ekonomik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›