E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenohet me jete kandidati i PS-se per bashkine e Roskovecit

Kandidati i Partise Socialiste per Bashkine e Roskovecit Albert Tafa denoncoi kercenimin me jete qe i eshte bere atij nga njerez te afert me PD-ne.

Tafa tha se kercenimi se do te fusim ne bagazhin e makines i ka ardhur atij nje dite me pare nderkohe qe eshte ushtruar dhune edhe mbi nipin e tij Fatjon Xhelilaj 28 vjec.

Kandidati i PS-se ka bere denoncimin e rastit ne policine e Roskovecit e cila deri tani nuk ka dale akoma me ndonje komunikate zyrtare ne lidhje me cfare ka ndodhur.

Ngjarja ndodh pikerisht ne diten qe shenon dy vjetorin e vrasjes se deputetit te Partise Socialiste per Roskovecin Fatmir Xhindi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›