E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e re e Tiranes fitues projekti i studios BIG Kopenhagen

Xhamia e re e Tiranes dhe muzeu i bashkejeteses fetare do te ndertohen nga studioja arkitekturore BIG - Kopenhagen.

Juria e perbere nga kreu i Bashkise se Tiranes perfaqesues te Komunitetit Mysliman dhe specialiste te huaj ka perzgjedhur studion daneze si fituese te konkursit.

Konkursi i zhvilluar ne dy etapa solli pjesemarrjen e 100 studiove nga ku u seleksionuan vetem 5 per te ardhur te shpalljen e studios fituese e cila do te ndertoje xhanine e re te Tiranes dhe muzeun e bashkejeteses fetare.

Kryebashkiaku Rama i cili shpalli ne emer te jurise projektin fitues tha se perzgjedhja e studios daneze erdhi pas vleresimit te 3 detajeve qe kjo studio u kishte dhene perparesi.

1. Per kryebashkiakun Rama aspekti i pare pozitiv i projektit ka te beje me daljen e xhamise ne shesh dhe kriijimin e nje hapesire qe permbush nevojat e besimtareve per faljet e perditshme. Rama tha se kjo hapesire eshte per me teper nje hapesire e shtuar publike per gjithe qytetin e cila krijon nje lidhje harmonike me te.

2. Projekti fitues parashikon krijimin e nje kopshti i cili do te permbaje te gjitha pemet dhe bimet e permendura ne Kuran ne nje numer te njejte me heret qe ato permenden ne librin e shenjte.

3. Si nje tjeter avantazh i vleresuar nga juria te cilen kryebashkiaku e cilesoi me shume rendesi ishte edhe prirja e qarte per tu orientuar drejt materialeve te vendit dhe kostoja e arsyeshme e ketij projekti.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›