E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA hap Ambasaden ne Prishtine

Shtetet e Bashkuara te Amerikes hapen dje ambasaden e tyre ne Prishtine. Shnderrimi i Zyres Amerikane ne Ambasade eshte vleresuar nga lideret kosovare si nje rast historik, qe deshmon per raportet e vecanta, qe Shtetet e Bashkuara kane me Kosoven. "Si pasoje e statusit te ri te Kosoves si vend i pavarur, i njohur nga shume prej kombeve me te fuqishme dhe me te perparuara te botes, na eshte dhene leja nga Kongresi i SHBA-ve per t'u hapur formalisht si Ambasade e Shteteve te Bashkuara", argumentoi ne ceremonine e hapjes se ambasades, e ngarkuara me pune, Tina Kaidanou. "Perderisa Zyra e SHBA-ve ne Prishtine ka funksionuar per shume vite me te gjitha pergjegjesite dhe detyrat e nje misioni te zellshem diplomatik, emerimi si ambasade pasqyron nje faze te re ne zhvillimin tone dhe nenvizon perkushtimin tone te thelle dhe te qendrueshem per te punuar per perparimin e Kosoves dhe popullit te saj, ka theksuar Kaidanou. Ajo permendi dhe urimet nga Sekretarja e Shtetit, Rice. Gjate ceremonise, zyrtarja amerikane shprehu mirenjohjen "e posacme ndaj popullit te Kosoves, i cili na ka ofruar besimin dhe bashkepunimin e vet gjate gjithe ketyre viteve".

Nderkaq, Presidenti Fatmir Sejdiu, duke i cilesuar si marredhenie speciale ato mes Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Kosoves, konsideroi se "ky eshte rast historik i institucionalizimit diplomatik te lidhjeve ne mes te dy vendeve, qe i ndajne kontinentet, po i bashkojne vlerat e lirise e te demokracise". Sakaq, Kryeministri Hashim Thaci ka vleresuar se avancimi nga zyra ne ambasade nuk ka te beje vetem me ndryshimin e ketij statusi, pasi simbolika e kesaj ngjarjeje eshte evidente dhe historike. "Duke avancuar statusin e deritashem nga zyre ne ambasade te plotfuqishme, deshmohet se SHBA-te kane besim ne Kosove", deklaroi Kryeministri.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per here te pare, kane hapur nje zyre nderlidhese ne Kosove ne vitin 1996. Nderkaq, shteti amerikan eshte i pesti qe pas shpalljes se pavaresise, qe hap ambasade ne Kosove. Deri tani, ambasadat i kane hapur Shqiperia, Britania e Madhe, Gjermania dhe Zvicra.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›