E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon, ne Moske dhe per Kosoven

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon, ka deklaruar se Kosova do te jete teme e diskutimit te tij me zyrtaret me te larte ruse, gjate vizites trediteshe qe ai nis sot ne Moske. Sekretari e beri te ditur kete, ne nje interviste per Radion e Kombeve te Bashkuara. Ai shtoi se Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove, do te vazhdoje punen perderisa Keshilli Sigurimit te vendose ndryshe. Sakaq, Sekretari tha se ka pasur incidente te dhunes ne Kosove, ndersa beri thirrje per permbajtje dhe maturi.

"Tani situata ne terren duket e qete, por absolutisht eshte e domosdoshme per bashkesine nderkombetare dhe per palet e interesuara qe te jene te afta ta ruajne paqen dhe stabilitetin", tha Ban ki Moon. Gjate vizites ne Moske, Sekretari do te takoje Presidentin Putin, pasuesin e tij Medvedev, ministrin e Jashtem, Lavrov, si dhe lidere te shoqerise civile. Nderkaq, ne Nju-Jork, me 21 prill, Keshilli i Sigurimit i OKB-se, qe kete muaj kryesohet nga Afrika e Jugut, do te diskutoje raportin e Sekretarit te Pergjithshem mbi Kosoven, si dhe raportimin e shefit te UNMIK-ut, Joachim Ruecker. Ende nuk dihet a do te shkojne udheheqesit e Kosoves, por eshte paralajmeruar se ne emer te Serbise do te flase Kryeministri i dorehequr, Vojisllav Koshtunica.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›