Kercenohet me vdekje prezantuesi amerikan David Letterman

Një militant mysliman u ka bërë thirrje muslimanëve amerikanë të vrasin prezantuesin televiziv David Letterman, duke thënë se gjuha e tij meriton të pritet. Lajmi është bërë i ditur nga “SITE”- agjencia e kundërzbulimit amerikan që monitoron websitet islamike.
Grupi tha se kërcënimi me vdekje u postua në një faqe interneti të përdorur nga militantët, pas një batute të Letterman në lidhje me vdekjen e një anëtari kryesor të Al Kaedës që u vranë në një sulm ajror në Pakistan. Militanti u bëri thirrje myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të "presin gjuhën e këtij hebreu të ulët e t’i mbyllin gojën një herë e përgjithmonë".
Në fakt drejtuesi i emisionit që transmetohet në orët e vona të natës nuk është hebre. Mesazhi ishte postuar në faqen e internetit “Shumukh al-Islam”. Në fakt as Leterrman dhe as rrjeti per te cilin punon, CBS, nuk pranuan të komentojnë kërcënimin.