E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kërcënoi me armë dhe i mori makinën 32-vjeçarit, në kërkim i riu në Tropojë

Një i ri është shpallur në kërkim nga policia e Tropojës për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sipas njoftimit nga policia, 22-vjeçari me iniciale E.P,  banues në fshatin Breg Lumë në Tropojë ka kërcënuar me armë zjarri një 32-vjeçar e më pas ka marrë automjetin e këtij të fundit, duke u larguar.

Gjatë ndjekjes nga Policia, 22-vjeçari braktisi automjetin tip “Lançia” të 32-vjeçarit me iniciale G. N., , në vendin e quajtur “Kalata e trageteve” në Fierzë, ndërsa është larguar. Policia po punon për kapjen e 22-vjeçarit ndërsa përplasja mësohet të ketë ardhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›