Lufta Rusi-Ukrainë, Kievi: Do ndërmarrin kundërofensivë në Bakhmut

Tre civilë u vranë nga granatimet ruse në rajonin e Khersonit në Ukrainën jugore, dhe një tjetër humbi jetën në Donetsk, thanë zyrtarët rajonalë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se tre personat e vrarë në Kherson kishin shkuar në një dyqan për të blerë ushqime.
“Unë do të doja të mbështes të gjitha qytetet dhe komunitetet tona që janë subjekt i sulmeve brutale terroriste,” tha ai në video-fjalim. Sipas shtabit të përgjithshëm, forcat ruse po përqendrojnë përpjekjet e tyre në kryerjen e ofensivave drejt Lyman, Bakhmut, Avdiivka, Marinka dhe Shakhtarsk në rajonin e Donetskut.
Gjatë 24 orëve të fundit, Rusia lëshoi pesë raketa, dhe kreu 12 sulme ajrore mbi qytetin e Khersonit. Forcat ajrore të Ukrainës kryen gjashtë sulme në baza të përkohshme ruse, ndërsa forcat e raketave dhe artilerisë së Ukrainës goditën katër baza të përkohshme ruse, një depo municioni dhe dy stacione të luftës elektronike.
Ndërkohë, Rusia e ka bombarduar Ukrainën më shumë se 40,500 herë që nga pushtimi i saj në shkurt 2022, sipas ministrit të brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko.
Granatimet kanë shkatërruar më shumë se 152,000 ndërtesa banimi që nga fillimi i luftës, raportoi ai.
Megjithatë, ushtria ukrainase njoftoi se forcat e saj ushtarake i kanë vrarë Rusisë 158 mijë personel ushtarak. Përveç kësaj, në njoftim thuhet se ushtria ka shkatërruar 3,458 tanke, 6,762 mjete luftarake të blinduara si dhe 2,483 artileri ruse.
/rtsh/