E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënon Irani: Do të limitojmë bashkëpunimin me AIEA-n

Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane, të cilat i referohen përfaqësuesit iranian të AIEA-s. ''Çdo rezolutë kundër Iranit rrezikon të shkaktojë probleme në atmosferën aktuale dhe sjell pasoja për një kohë të gjatë'', theksoi Ali Asghar Soltanieh në të përditshmen ''Süddeutsche Zeitung''.
     
Më tej ai theksoi se bashkëpunimi i Teheranit me AIEA-n do të kufizohet deri në minimum.
     
Për shkak të programit bërthamor të kundërshtuar, Irani duhet të kthehet sërish në takimin e këshillit të përfaqësuesve të AIEA-s, parashikuar të zhvillohet sot dhe nesër në Vjenë
     
Për herë të parë në katër vjet, grupi i gjashtëshes, pesë vendet anëtare të përhershme të këshillit të Sigurisë së OKB-së, SHBA, Britani e Madhe, Kina, Rusia, Franca dhe Gjermania përgatitën një projekt rezolutë që dënon Iranin dhe që mund të votohet nga 35 përfaqësuesit e AIEA-s.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›