E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Papandreu-Gruevski nuk nënkupton fillim negociatas

Këtë fakt e bëri të ditur sot zëvendësshefi i diplomacisë greke, Dhimitris Drucas. "Takimi jozyrtar në Prespë është dëshmi se dy kryeministrat i japin rëndësi të madhe çështjes së emrit, por kjo nuk do të thotë edhe fillim i negociatave të drejtpërdrejta", tha Drucas në fjalimin e djeshëm përpara Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Mbrojtjen të parlamentit grek.
     
''Një zgjidhje për emrin është edhe kusht për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE. Zgjidhja e emrit është kusht i domosdoshëm për fillim të negociatave. Greqia nuk ka arsye të shpejtojë apo të mbetet pas. Dëshirojmë ta imponojmë zgjidhjen tonë jo me forcë, por me bindje", theksoi Drucas.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›