Mali i Zi i gatshëm për demarkacionin me Kosovën
PODGORICE-Mali i Zi është i gatshëm për bisedime rreth demarkacionit të kufirit me Kosovën, dhe ato do të fillojnë kur të vendosë Prishtina zyrtare. Kështu ka thënë ndihmës ministri i jashtëm malazez, Dragan Gjuroviç.
Zyrtari i ka thënë shtypit në Podgoricë se dinamika dhe koha e bisedimeve varen nga Prishtina, dhe se fillimisht duhet marrë vendim politik.
Gjuroviç ka thënë se Podgorica e ka bërë gati dokumentacionin për kufirin, dhe se kufiri administrativ ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është i përcaktuar në bazë të kadastrës së vitit 1953.
Kosova pak kohë më parë zgjidhi cështjen e kufirit me Maqedoninë, vendim që u votua nga parlamentet e të dz vendeve duke mbzllur kështu një cështje të hapur prej kohëshs, që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
(d.b/BalkanWeb)