Kercenon edhe Brigitte Bardot

Aktorja e famshme franceze, Brizhid Bardo kërcënon se do te pasoje dhe ajo Zherad Depardje duke braktisur pasaportën franceze. Por ndryshe nga Depardje, shkaku nuk janë taksat e larta, por mënyra se si janë trajtuar dy elefantë cirku.
Kafshët te quajtura Baby dhe Nepal dyshohet se janë prekur nga virusi i tuberkuzolit. Për këtë arsye gjykata e Lionit vendosi që për ta të merren masa paraprake.
Ne një peticion qe është mbështetur nga 70 mije firma, aktorja ka kërkuar qe dy elefantët te shpëtohen.
Ne një interviste për një gazetë lokale franceze ajo është shprehur se është e inatosur me Francën, ku qeveri te ndryshme nuk i kanë dëgjuar kërkesat e saj për mirëqenien e kafshëve dhe për këtë ka kërcënuar se dhe ajo do te kërkojë nënshtetësi ruse.
Drejtuesit e cirkut “Pinder” thane se do te kërkonin qe elefantët te shpëtoheshin.
Brizhid Bardo, përveçse një aktore e famshme e viteve 50-60 dhe është dhe një mbrojtëse e fuqishme e kafshëve, po gjithashtu e homoseksualeve dhe emigranteve.