E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënon me thikë përdhunuesin e së bijës

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Bathores, në veri të Tiranës. Pukjania ka deklaruar në polici se kishte shkuar për të zgjidhur vetë problemin që kishte me djalin e fqinjit, që të mbante kështu larg sherrit burrat e dy familjeve 

TIRANE-Një pukjane 46- vjeçare i ka shkuar me thikë në shtëpi për të kërcënuar djalin 15-vjeçar fqinjit, që të mos i ngacmonte më vajzën. Leonard N., ishte prangosur nga policia në 20 prill, i akuzuar për përdhunimin e të miturës A.P., mirëpo gjykata e kishte lënë në masën e arrestit të detyrimit të paraqitjes. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në lagjen e Bathores, në veri të Tiranës. Pukjania Line P., ka deklaruar në polici se kishte shkuar për të zgjidhur vetë problemin që kishte me djalin e fqinjit, që të mbante kështu larg sherrit burrat e dy familjeve. Policia i ka shoqëruar të dyja palët në Komisariatin numër 5 në Kamëz, ndërsa mësohet se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për Linen, me akuzën e “kanosjes me mjete të mprehta”. 46-vjeçarja e ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Sipas deklarimit të saj në polici, Leonardi pasi ia kishte hedhur paq drejtësisë pas përdhunimit që i kishte bërë të bijës, vazhdonte ta provokonte dhe ta ftonte për marrëdhënie. Kanosja ishte e vetmja mënyrë sipas Lines, për ta ndaluar adoleshentin t’i përdhunonte sërish të bijën. Vete i riu nuk ka pranuar asnje nga akuzat e 46 vjecares, duke e akuzuar se ajo e ka kercenuar pa asnje shkak.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›