E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvlerësimi i lekut, kredia 10% më shtrenjtë

Për një hua 20 mijë euro, me të njëjtat kushte, nga 29.500 lekë, aktualisht duhet të paguhen 32.000 lekë ose 2.500 lekë më shumë. Ndërkohë, interesi bazë i euros është në minimumet historike 

TIRANE-Shqiptarët duhet të paguajnë 10 për qind më shumë për të shlyer kreditë e tyre, të marra në euro pranë bankave të nivelit të dytë, si pasojë e zhvlerësimit të lekut. Sipas llogaritjeve, për një kredi 10 mijë euro, me interes 8 për qind dhe afat 10-vjeçar, në dhjetor klienti paguante 14.750 lekë në muaj këste, por aktualisht atij i duhet të paguajë 16 mijë lekë në muaj. Ndërsa, për një hua 20 mijë euro, me të njëjtat kushte, nga 29.500 lekë, aktualisht duhet të paguhen 32.000 lekë ose 2.500 lekë më shumë. Ndërkohë, interesi bazë i euros është në minimumet historike, por sipas bankierëve, euribori nuk mund të jetë faktori i vetëm përcaktues i normës së interesit.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›