E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënon në sallën e gjyqit të shoqen që e rrihte barbarisht: Do të të vras

Share

Ndërsa lexojmë lajme që vijnë nga Pakistani apo Afganistani për krime kundër grave, harrojmë se sa pranë tyre jemi ndonjëherë kur bie fjala tek dhuna ndaj femrës. Po të shkosh në Gjykatën e Tiranës tronditesh nga ngjarje të tilla, që natyrisht në shumicën dërrmuese nuk raportohen nga media.

Gazeta Shqip sjell rastin e një gruaje, nënë e katër fëmijëve, që dhunohej barbarisht nga i shoqi, aq sa kishte përfunduar disa herë në spital me fraktura.

Tetë vitet e martesës kishin qenë një makth për Sine K., e cila u detyrua të largohej nga i shoqi bashkë me katër fëmijët e mitur. Por i shoqi vazhdonte ta kërcënonte dhe këtë gjë e bëri edhe në sallën e gjyqit. Mbylle gojën, do të të vras, iu drejtua ai asaj përpara gjykatësit. Gjykata vendosi se 30 vjeçarja kishte qenë subjekt dhune ndaj duhet nxjerrë një urdhër mbrojtje për një vit, në mënyrë që ata të qartësojnë mendimet e tyre rreth martesës dhe jetës së tyre familjare. Dhe pas një viti ata shpresojnë se martesa e tyre të rregullohet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›