E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritëro Agolli: Mungesa e ftesës për Qosen, vendim absurd. Ai është institucion i shqiptarizmës

Share

Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, u bashkohet zërave që kritikojnë Akademinë e Shkencave për mungesën e ftesës për Rexhep Qosen me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Agolli thotë për GSH se nuk e beson dot që nuk është ftuar Qosja. Sepse siç dihet Qosja është një institucion më vete i shqiptarizmës. Ai është një nga figurat më të mëdhaja të kulturës sonë, qoftë në fushën e letërsisë, historisë së letërsisë, qoftë në fushën e historiografisë, thotë Agolli, që thotë se mungesa e ftesës mund të jetë edhe harresë.

Agolli tha se Qosja ka kritikuar fenomene në Shqipëri, por qëndrimi i tij është shumë i drejtë dhe në përgjithësi ai i ka pasuruar qëndrimet e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›