E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët fitojnë bastin me qeverinë, rrëmbejnë drone-n

Share

Një mijë dollarë ndoshta nuk janë shumë, por janë mjaftueshëm për studentët e një universiteti në Teksas, SHBA, të cilët kanë rrëmbyer në fluturim e sipër një drone (mjet fluturues pa pilot). Gjithçka e bënë pas një basti me zyrtarët e Departamentit të Sigurisë së Brendshme. Përpara syve të tyre, ata treguan se mund të rrëmbejnë mjetin pa pilot, duke përdorur një teknikë ku sinjali i hakersave imiton atë që dërgohet në bordin e drone-s nga GPS. Drone-t janë mjete që komandohen nga shumë larg. Ato përdoren zakonisht nga SHBA për të luftuar terroristët në Pakistan dhe Afganistan. Por para pak kohësh një drone ra në duart e Iranit, i paprekur. Mendohet se edhe iranianët kanë ndërhyrë në sistemin e drejtimit të mjetit luftarak dhe e kanë ulur atë pa asnjë dëmtim. Studentët ulën në fakt një drone të vogël, por shumë të fuqishëm. SHBA synon që shumë shpejt drone-t të jenë mjetet kryesorë të luftës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›