E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Integrimi bllokohet nga ligjet me 3/5


Një vit pas heqjes së sistemit të vizave, Kryeministri Berisha e risolli atë në vëmendje si një akt madhor e historik për shqiptarët. Duke vlerësuar zbatimin e rregullave në lëvizjen  e qytetarëve në zonën e hapësirës Shengen nga shtetasit shqiptar, Kryeministri nuk anashkaloi edhe qëndrimin negativ të opozitës.

“Heqja e vizave u aprovua pasi shqiptarët e meritonin plotësisht. Gjithashtu, ata ishin fatlumë pasi ky proces nuk i nënshtrohej ligjeve që kërkonë 3/5, që të mund ta bllokonte Zoti Rama, ashtu siç bllokoi çdo ligj që lidhet me integrimin”, deklaroi Kryeministri.

Pas vendimit për liberalizimin e vizave, Shqipëria morri edhe lajmin për moshapjen e bisedimeve të integrimit, për të cilën Kryeministri Berisha vazhdon të fajësojë liderin e opozitës, Edi Rama.

“Të flasim shqip. Nuk ka ngelur njeri që se ka të qartë se statusi u morr peng për interesa personale të pushtetit të Zotit Rama. Ai bllokoi dhe nuk lejoi pjesëmarrjen në parlament të grupit të tij, një akt që nuk e ka bërë as Shesheli në Serbi. Akt që nuk e kanë bërë forcat më ekstremiste në vendet e tyre. Nuk lejoi grupin e tij të votonte 4-5 ligje, ato ligje me 3/5 që Rama i mban si plaçkë tregu dhe që dënuan çdo qytetar shqiptar”, thekson Berisha.

Kryeministri nuk u tregua i kursyer me akuzat për liderin e opozitës, edhe pse jashtë vëmendjes vazhdojnë negociatat midis të dyve për gjetjen e një kohe për rishikimin e këtyre ligjeve dhe për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.

Kryeministri Berisha nuk dha detaje për këto bisedime që me shumë gjasë mund të konkretizohen gjatë këtyre ditëve me një angazhim publik të dy partive kryesorë në vend, për të bashkëpunuar për disa reforma të rëndësishme në vend, që janë kusht për integrimin e Shqipërisë në BE.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

BE: Nuk ju detyruam për plehrat
"Importimi nuk ishte as kërkesë e as kusht për integrimin"
BE: Ekspertizë për videon Meta-Prifti
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Papadhimos kryeministri i ri i Greqisë
Buxheti, reduktohen disa sektorë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›