Kerkesa KE pranon monitorimin e zgjedhjeve te 8 majit

Zgjedhjet KiE dy misione vezhguese ne Tirane. Njeri mision parazgjedhor tjetri vezhgues i 8 majit
Keshilli i Evropes do te dergoje dy misione vezhgimi ne Shqiperi ne kuader te zgjedhjeve lokale te 8 majit. Njeri mision do te jete parazgjedhor dhe nje mision i dyte per vezhgimin e zgjedhjeve te 8 majit ne vendin tone. Sekretari i Pergjithshem i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale KALR te Keshillit te Evropes i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se qeverise shqiptare qe KALR i KE-se te dergoje nje mision vezhgimi per zgjedhjet e 8 majit 2011.
Ne letren e tij Sekretari i Pergjithshem zoti Andreas Kiefer drejtuar ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto informon se KALR i KE-se ka vendosur te dergoje nje mision parazgjedhor dhe nje mision per vezhgimin e zgjedhjeve te 8 majit 2011 me anetare te Kongresit.
Qeveria shqiptare ka ftuar zyrtarisht Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale e KE-se dhe OSBE/ODIHR per te derguar mision vezhgimi sa me te gjere me qellim sigurimin e transparences maksimale te procesit zgjedhor ku roli i ketyre organizatave te specializuara eshte vendimtar ne certifikimin e standardeve zgjedhore.
Qeveria shqiptare zyrtarisht dhe ne menyre te vazhdueshmeu ka kerkuar organizatave nderkombetare si OSBE Keshilli i Evropes dhe partnereve te tjere nderkombetare angazhimin maksimal te vezhguesve duke siguruar nga ana tjeter vullnetin e plote te qeverise shqiptare per te kontribuar ne arritjen e standardeve me te larta zgjedhore te percaktuara nga Keshilli i Evropes dhe OSBE. Pergjigjja pozitive e Sekretarit te Pergjithshem i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale KALR te Keshillit te Evropes erdhi me daten 11 janar te ketij viti por qe u be dje publike nga qeveria shqiptare. Me heret Kryeministri Sali Berisha kerkoi ne nje nga mbledhjet e qeverise qe KiE te sillte misionet e saj monitoruese ne Shqiperi per zgjedhjet lokale te 8 majit. Kreu i qeverise garantoi se keto zgjedhje do te jene te lira dhe te ndershme ndersa ftoi opoziten per bashkepunim madje nese ishte e nevojshme edhe nderhyrja ne Kodin Zgjedhor per ti bere permiresime te tjera. Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto gjate nje konference per shtyp beri dje te ditur Ka pasur konfirmim nga Keshilli i Evropes nga Kongresi i Autoriteteve Vendore ashtu sic kemi pasur edhe nga OSBE/ODIHR-i i cili tashme ka derguar nje mision ne Shqiperi per te vleresuar situaten parazgjedhore ne vend dhe per te marre vendimet e tij per sa i takon vezhgimit te zgjedhjeve te 8 majit.