E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama kontradiktor Nuk bojkotojme por duam zgjedhje te reja

Kreu i PS-se nuk terhiqet Opsioni yne zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet e reja dalja nga kriza

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama rikonfirmoi dje idene e vetme te opozites se zgjidhja e krizes vjen vetem permes zgjedhjeve te reja. Per kryesocialistin situata aktuale politike mund te zgjidhet vetem me largimin e qeverise dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme ne vend. Ne do bejme gjithcka qe Shqiperia te dale nga kriza qe shqiptaret te mos vazhdojne te paguajne faturen e kesaj krize qe i ka rrenjet tek zgjedhjet e vjedhura dhe tek kusaria e ketij pushteti. Largimi i pushtetit eshte domosdoshmeri per te dale nga varferia. Dalja e plote nga kriza mund te garantonte zgjedhjet e reja qe shqiptaret te rizgjedhin ne menyre te ndershme qeverine e tyre duke ristartuar edhe politiken e re ne vend. Ky eshte opsioni me i sigurte per te dale nga kjo krize qe ka pushtuar vendin - tha Rama gjate bashkebisedimit me gazetaret. Nga ana tjeter lideri i opozites krejt ndryshe nga sa ka deklaruar me pare se ne te tilla kushte nuk mund te zhvillohen zgjedhjet vendore theksoi se opozita nuk e ka menduar asnjehere te bojkotoje zgjedhjet e 8 majit. E perseris as kemi menduar dhe as kemi thene ndonjehere qe do te bojkotojme zgjedhjet vendore. Bojkoti nuk eshte opsioni yne. Kjo eshte nje deshire e artikuluar vetem nga mediat qe i sherbejne Saliut dhe nga vete ai kudo ku ka shkuar - nenvizoi Rama duke shtuar se pa opoziten keto zgjedhje nuk mund te zhvillohen. Po ashtu kreu i selise roze i beri serish thirrje popullit te rikthehet ne bulevard e ti bashkohet opozites te premten ne 18 shkurt ne oren 1600 dhe te protestoje per largimin e atij qe ai e quan regjim te kusarise. Sipas Rames gjithcka qe opozita do ta beje do ta fokusoje ne dhenien fund sa me pare te ketij regjimi. Te premten ne oren kater ne do rikthehemi ne bulevard edhe ne emer te atyre qe u vrane me 21 janar edhe per ata qe jane vrare me pare dhe qe drejtesia nuk eshte lejuar te hetoje - u shpreh Rama. Ne fjalen e tij kryesocialisti theksoi gjithashtu se Shqiperia eshte ne krize te thelle dhe Evropa pret permbushjen e kritereve te Kopenhagenit duke iu drejtuar mirenjohje nderkombetareve per nderhyrjen e tyre mbi krizen politike ne vend. Pra edhe per Evropen Shqiperia nuk eshte me ne ngerc por ne krize te thelle spiralja e te ciles behet gjithnje e me e rrezikshme. Nderkohe qe Evropa pret plotesimin e kritereve te Kopenhagenit porosia e zotit Miroslav Lajcak tregon se Evropa kerkon zgjidhje reale dhe demokratike te krizes - deklaroi Rama. Edhe nje here kreu socialist shprehet teresisht i sigurt se zgjidhja e vetme per opoziten eshte zhvillimi i zgjedhjeve te reja dhe largimi i qeverise aktuale. Megjithate Rama dje shprehu edhe sigurine e pjesemarrjes se opozites ne zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit duke qene disi ne kontradikte me kerkesen e tij te pare per zgjedhje te reja. Ne keto kushte nuk dihet ende se cili do te jete reagimi real i opozites se drejtuar nga Edi Rama ndaj zgjedhjeve lokale te cilat po afrojne kur kujtojme se PS-ja nuk ka derguar ende ne KQZ emrat e anetareve te komisioneve zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›