Meta pa imunitet Kuvendi 128 vota pro dhe 2 kunder

Opozita i rikthehet votimit ne Kuvend bashkon votat me PD-ne. Videoja Meta U montua per te nxitur 21 janarin
Ilir Meta eshte pa imunitet. Kuvendi me 128 vota pro i jep te drejten Prokurorise se Pergjithshme per te nisur ndjekjen penale ndaj deputetit Meta. Pjese e votimit te fshehte per heqjen e imunitetit eshte bere edhe opozita. Ligjvenesit socialiste u jane rikthyer per pak minuta procedurave normale ne Kuvend duke votuar pro heqjes se imunitetit nderkohe qe kunder ketij vendimi kane votuar dy deputete. Vete Meta ashtu sikunder edhe dy dite me pare ne mbledhjen e Keshillit te Rregullores dhe Imuniteteve u shpreh i gatshem per tu perballur me drejtesine per te faktuar sic tha ai manipulimet e videos dhe lidhjet e ketij manipulimi me dhunen e 21 janarit ne perpjekjet e opozites per te rrezuar rendin kushtetues.
Vendimi i Kuvendit
Prokuroria fiton te drejten per nisjen e hetimeve ndaj deputetit Ilir Meta nen akuzen per Korrupsion aktiv bazuar ne videon e pergjimit te Dritan Priftit. Kuvendi vendosi dje me 128 vota pro dhe 2 kunder per ti dhene kete te drejte organit te akuzes. Pra marrjes se vendimit Meta ritheksoi se videoja e transmetuar me media eshte nje montazh ndersa shton se problemi i saj eshte manipulimi i zerit. Problemi ka qene manipulimi i zerit i bisedes i titrave. Dhe ne kete drejtim kjo ishte ajo qe duhet te kishte sjelle prokuroria prej kohesh por qe ne fakt eksperti amerikan per te pakten aq sa na ka sjelle prokuroria se na duhet te shikojme ekspertizen ne anglisht te ekspertit amerikan eshte pikerisht ajo qe thote per sa i takon segmentit audio Une nuk isha ne gjendje te pastroja segmentin audio te videos me pajisjet qe pata ne dispozicion. Provat materiale te cilat i jane dhene. Qe do te thote se eksperti amerikan ka rrezuar praktikisht te gjithe biseden - tha ai. Meta shtoi se prokuroria eshte nje muaj me vonese per nje ceshtje e cila ka qene sensitive per opinionin publik per shkak te debateve te ashpra qe e kane shoqeruar ate por edhe per shkak te instrumentalizimit te saj per te frymezuar dhune me 21 janar dhe njekohesisht per te dhunuar institucionet kushtetuese. Eumlshte e vertete qe me kane filmuar me bllok ne dore dhe kushdo kur takohet me mua me sheh me bllok ne dore dhe une bllokun e kam mbajtur dhe kur kam qene kryeministri juaj dhe mbaja shenim problemet dhe hallet qe kishit ju - deklaroi Meta ne seancen e djeshme. Duke permendur videon e dyte ai deklaroi se vertetohet me se miri kush eshte shkelesi i ligjit. Te kapesh veten me presh ne dore kjo eshte nje gjee paimagjinueshme. Dhe keta jane te cuditshem marrin eurot numerojne euro i fusin ne xhep dhe te gjithe kete e bejne per te treguar korrupsionin e Ilir Metes. Pra ky eshte deshmitari juaj me i felliqur se ata te Sigurimit te Shtetit 30 vjet me pare - tha ai. Meta ritheksoi se do te shkoje ne prokurori jo per ceshtjen e tij por per ceshtjen e 21 janarin. Sepse nga manipulimi nga montimi i kesaj video nisi 21 janari nisi gjakderdhja e shqiptareve te pafajshem dhe garantues i kesaj videoje ka qene nje dhe vetem nje deri ne fund ai eshte kryetar i Partise Socialiste qe do te mbaje pergjegjesine deri ne fund - tha ai. Kerkesa e dyte e organit te akuzes per dhenien e autorizimit per hetim ndaj ish-ministrit te Ekonomise Prifti qe akuzohet per korrupsion pritet te kaloje ne seancen e radhes. Prifti akuzohet per korrupsion pasiv dhe akuzat u ngriten pasi eksperti amerikan zbuloi nje video te regjistruar nga vete ish-ministri i Ekonomise dhe te fshire nga vete ai duke ndare 70 mije euro me zevendesin e tij ne ministrine e Ekonomise Leonard Beqiri. Videoja e fshire u rikuperua ne te njejtin aparat qe pergjoi Ilir Meten.
Replikat ne seancen e djeshme plenare
Jozefina Topalli Fillojme me piken e pare per procesverbalin. Per procedure urdheroni zoti Dokle. Keni te drejte te flisni 3 minuta me pas nje pro nje kunder nga 2 minuta.
Namik Dokle Kam te drejte te flas 10 minuta sepse ky eshte kalendar i ri dhe kur kalendari nuk miratohet me konsensus nga Konferenca e Kryetareve diskutohet dhe cdo grup parlamentar ka te drejte te diskutoje per 10 minuta.
Jozefina Topalli Zoti Dokle ate e kam perpara. Ju mbaruat
Namik Dokle Pres te me jepni fjalen.
Jozefina Topalli Po te lexoj nenin 27 i cili ka te beje me kalendarin punimeve dhe thote Nje kryetar grupi parlamentar ose 7 deputete mund te paraqesin me shkrim propozime per ndryshime ne kalendarin e punimeve. Kuvendi vendos me votim te hapur pasi degjon per jo me shume se 5 minuta nje foles pro dhe nje foles kunder ndryshimeve te paraqitura. Zoti Dokle keni 5 minuta kohe.
Namik Dokle Zonje kemi shkelje te rregullores megjithate une do vazhdoj fjalen time pastaj ju po deshet nderpriteni. Une kam te drejte te flas 10 min dhe nese kaloj nje sek nga 10 minuteshi mund te ma prisni fjalen.
Nderpritet
Jozefina Topalli Zoti Dokle mbaroi koha. Zoti Patozi per te mbrojtur nismen tuaj.
Namik Dokle Kam te drejten e fjales. Po flas ne emer te grupit dhe me ler te mbaroj.
Jozefina Topalli Kuvendi vendos me votim te hapur per jo me shume se 5 minuta nje pro nje kunder. Zoti Patozi keni 5 minuta. Rregullorja respektohet pike per pike. Ju keni qene kryetar ju e dini sa i rendesishem eshte rregullorja.
Namik Dokle Une nuk leviz nga ketu pa mbaruar.
Jozefina Topalli Zoti Dokle ju keni qene kryetar Kuvendi dhe e dini sa e rendesishme eshte rregullorja. Ndaj lejoni te tjeret te flasin.
Namik Dokle Ti organizon nje seance te jashtezakonshme te merkuren qe ska ndodhur asnjehere me pare. Ti ndryshon si te duash rregulloren dhe nuk le opoziten te flase. Ca rregulloreje me kujton mua.
Jozefina Topalli Rregullorja ne nenin 27 thote vendos me votim te hapur pasi degjon nje foles pro dhe nje kunder. Zoti Dokle ju lutem iu terheq vemendjen ne baze te nenit 64 mos bllokoni foltoren ju lutem. Ne baze te nenit 64/2 keni verejtje. Nje ish-kryetar Parlamenti gjeja me e shemtuar qe mund te beje eshte te bllokoje seance dhe mos respektoje Rregulloren. Keni verejtjen per here te trete dhe keto regjistrohen ne procesverbal. Une pas seances plenare do mbledh byrone per zotin Dokle per tentative te bllokimit te seances plenare. Zoti Dokle uluni.
Namik Dokle Po cenohet parlamentarizmi ti me flet mua do mbledh byrone. Ke kujton se do trembesh me kete.
Jozefina Topalli Po do mbledh byrone per te gjykuar per kete sjellje te pahijshme. ju lutem lironi foltoren dhe respektoni nenin 27 dhe rregulloren ne teresi. Zoti Patozi ka fjalen.
Flet Astrit Patozi dhe pas tij Kryeministri Sali Berisha
Gramoz Ruci kerkon fjalen
Jozefina Topalli Jo zoti Ruci nuk keni te drejten e fjales se neni 46 thote kalohet me votim. Ka folur nje pro nje kunder tani kalon ne votim. Ju lutem zoti Ruci zini vendet nuk jeni kryeminister i vendit. Kur te beheni Kryeminister nese ndonjehere do beheni do merrni fjalen sic e thote Kushtetua dhe rregullorja. Kushtetuta nuk ta jep fjalen. Ne baze te nenit 80 pika 2 e merr Kryeministri dhe ministrat sa here e kerkojne ju nuk jeni kryeminister.
Nderpritet seanca.