E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa e EULEX për heqjen e imunitetit ‘përçan’ PDK-në

PRISHTINË- Kërkesa e EULEX-it që Kuvendi i Kosovës të nxjerrë një rezolutë, nëpërmjet së cilës t’i ‘zhveshë’ disa deputetë nga imuniteti ndaj të cilëve po zhvillohen hetime, kryesisht të kryesisht të Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë që kjo parti të ndahet në tre grupime rreth kësaj çështjeje.

Mediat vendase bëjnë me dije se burime të afërta me PDK-në thonë se një pjesë e deputetëve që njihen si persona të afërt me kryeministrin dhe kryetarin e kësaj partie, Hashim Thaçi mbajnë qëndrim pro heqjes së imunitetit, një pjesë e deputetëve nuk kanë fare qëndrim, ndërsa pjesa tjetër kryesisht deputetë që tashmë kanë probleme me ligjin dhe që janë të afërt me ish-ministrin e Transportit, Fatmir Limaj shprehen kundër heqjes së imunitetit.

Mësohet se pakënaqësi lidhur me këtë kërkesë mund të pritet edhe nga deputetë të partive të tjera të përfolur se kanë probleme me drejtësinë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›