Presidenca pa qëndrim për marrëveshjet me Serbinë
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ndryshe nga kryeministri i vendit Hashim Thci dhe kryparlamentari Jakup Krasniqi vazhdon të mos ketë qëndrim për konkluzionet e marrëveshjeve të para mes ekipit të Kosovës dhe atij të Serbisë, të cilat i ka nxjerrë ndërmjetësi i BE-së, Rober Cooper më 2 korrik, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
Presidentja Jahjaga mohet ti ketë marrë konkluzionet e Cooperit, të enjten në të njëjtën ditë kur ato i janë dorëzuar edhe kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Kryeparlamentari brenda pak minutave ka dalë me një qëndrim. Ai ka thënë haptas se Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga disa elemente të shtetësisë, për faktin se nuk është që qytetarët e Kosovës të lëvizin nëpër Serbi vetëm me karta identiteti, e jo edhe me pasaporta që mbajnë mbishkrimet e Republikës së Kosovës, ashtu sikur nuk është pranuar që kufiri mes dy shteteve, të cilësohet si ‘kufi administrativ’.
Kreu i Kuvendit e ka cilësuar të papranueshme edhe marrjen e fotokopjeve të regjistrave civilë në vend të atyre origjinalë.
Ndërkohë, Hashim Thaçi marrëveshjet e 2 korrikut i ka cilësuar të ‘modelit evropian’, Krasniqi ka ngjallur dyshime edhe rreth çështjes së diplomave universitare të shqiptarëve që jetojnë në Serbi dhe që studimet i kanë mbaruar në Kosovë, për vetë faktin se nostrifikimi i është lënë një vendi të tretë.
Të alarmuar nga konkluzionet e Cooperit, deputetët opozitarë, të premten kanë kërkuar që Kuvendi të mblidhet me urgjencë për t’i shqyrtuar detajet e të tria marrëveshjeve.
(e.m/koha/BalkanWeb)