E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkesa e KE per veriun e Kosoves


Progres-raporti i Komisionit Evropian për Kosovën propozon që, për zgjidhjen e çështjes së veriut të vendit të hartohet një strategji gjithëpërfshirëse për vendosjen e rendit dhe ligjit.

Lidhur me këtë rekomandim zv/kryeministri Hajredin Kuci thotë se, janë zhvilluar biseda shtesë me përfaqësues të Komisionit Evropian për të kërkuar sqarim rreth kësaj cështje.

Sipas Kuçit, Komisioni Evropian nuk ka kërkuar diçka më tepër për veriun, por thjesht ka kërkuar angazhime, të cilat janë edhe pjesë e planit të qeverisë.

“Ju e keni vërejtur që ne kemi ndarë kohë pas kohe donacione të veçanta për atë pjesë. Qëllimi ynë që të Ne do ta rrisim përkushtimin tonë për veriun, por fillimisht ka nevojë që të hiqen zaptuesit e asaj pjese

Hajredin Kuci
Zv.kryeministër i Kosovës jemi atraktivë është që mbi të gjitha qytetarët tanë serbë atje të lidhen me interesa, në kuptimin pozitiv, me institucionet e Kosovës, ta shohin perspektivën në Kosovë dhe po ashtu të prekin edhe ndihmat dhe përkrahjen që jep qeveria e Kosovës”, deklaron Kuci.

“Për shkak të gjendjes që ka qenë atje, për 12 vjet me radhë ne nuk kemi qenë në gjendje që të ofrojmë atje qoftë infrastukturë rrugore, shkollore, ndihma ekonomike, apo zhvillim tjetër, qoftë në bujqësi. Dhe kjo na ka bërë neve që të jemi pak më të largët me ata. Ne do ta rrisim përkushtimin tonë, por fillimisht ka nevojë që të hiqen ata zaptuesit e asaj pjese. Është fjala për disa kriminelë që në emër të një patriotizmi zaptojnë atë pjesë, zaptojnë qytetarët atje dhe mbi të gjitha identifikohen me kontrabandën dhe me shkeljen e ligjit”, nënvizon Kuci.

Veriu është një punë sfiduese dhe kërkon angazhim, koordinim dhe bashkërendim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, por Kuçi thotë se duhet pasur besim në veprimet që marrin institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.

“Natyrisht gjithmonë vendimet dhe perceptimi ynë ka qenë që t’i heqim ato barrikada dhe do të hiqen, por mos të lëndohen qytetarët e pafajshëm dhe mos të krijohet përshtypja që kemi ndonjë ndjekje masive ndaj qytetarëve tanë serbë”, shprehet Kuci.

Zëvendëskryeministri Kuçi para një muaji ka thënë se durimit të institucioneve të Kosovës për situatën në veri do t’i vijë fundi, ndërkohë që vazhdon ende të thotë se duhet durim. Raport-progresi i publikuar javën e kaluar ka nxjerrë rekomandime për hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, dështon privatizimi i PTK-së
Qeveria e Kosovës pritet të nisë nga e para procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Kjo pasi një nga ofertuesit më serioz për ta blerë kompaninë më fitimprurese në Kosovë. Shpërthim në veri të Mitrovicës
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar natën mes së dielës dhe të hënës në veri të Mitrovicës. Ban Ki Moon: Kufijtë të zhbllokohen
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova, që ta zgjidhin mospajtimin kufitar dhe theksoi se kufijtë e bllokuar janë të papranueshëm. Tahiri optimiste: Bisedimet me Beogradin, në nëntor
Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërprera njëanshëm nga Serbia mund të rinisin në fillim të nëntorit. Bisedimet teknike do të përqendrohen tek energjia, telekomunikacioni dhe bashkëpunimi rajonal për Kosovën.
Jahjaga: Reformë në sistemin e drejtësisë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e konsideron shumë të rëndësishëm reformimin në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se përmirësimet në këtë fushë duhet të jenë prioritete institucionale.


Lajmet kryesore

Topi: Dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim
"Sfida europiane kërkon punë e seriozitet"
Sherri me thika, në pranga dy vëllezër
Lirohet ushtari Gilad Shalit
Shqiperia që po zvogëlohet
Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›