Lirohet ushtari Gilad Shalit

Hamas u ka dorëzuar ndërmjetësve egjiptianë ushtarin izraelit Gilad Shalit, pas pesë vjet pengmarrje, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve me Izraelin.
Lajmin e kanë bërë të ditur drejtues të Hamas. Mbi 1 mijë të burgosur palestinezë do të lirohen në kuadër të marrëveshjes, nga të cilët 477 kanë filluar të lirohen vetëm të martën.
Rreshteri Shalit u rrëmbye në vitin 2006 nga militantët e Hamasit, të cilët hynë përmes një tuneli në Izrael. Ditën e hënë, gjykata Supreme e Izraelit rrëzoi një peticion të familjarëve të viktimave të sulmeve të militantëve për të shtyrë shkëmbimin.
Ngjarjet e ditës po zhvillohen në kuadër të një plani të mirëorganizuar. Që në orët e para, Shalit, 25 vjec, është marrë në kalimin e Rafahut mes Gazës dhe Egjiptit, duke iu dorëzuar negociatorëve egjiptianë, nën mbikëqyrjen e zyrtarëve izraelitë.
Më vonë është parashikuar që ai të transferohet në kalimin Kerem Shalom mes Egjiptit dhe Izraelit. Pasi u ka bërë një telefonatë prindërve dhe i është nënshtruar një kontrolli mjekësor, rreshteri do të fluturojë me helikopter në bazën ajrore Tel Nof, në Izrael.
Në të njëjtën kohë, 477 të burgosurit e parë palestinezë do të kalojnë në Egjipt nga kalimi Kerem Shalom, pas një udhëtimi 10-minutësh nga Rafahu.
Herët gjatë së martës, një autokolonë e madhe të burgosurish u largua nga burgu në jug të Izraelit, ndërsa një grup më i vogël la një tjetër burg në qendër të vendit, nën masa të rrepta sigurie. 550 të burgosurit e tjerë do të lirohen muajin e ardhshëm.
Marrëveshja për lirimin e Shalit u arrit më 11 tetor. Ajo u komunikua nga vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili njoftoi edhe lirimin e palestinezëve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Ndërtimi godet buxhetin
35% më pak të ardhura
Sherri me thika, në pranga dy vëllezër
Shqiperia që po zvogëlohet
Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave