Kosove deshton privatizimi i PTK-se

Qeveria e Kosovës pritet të nisë nga e para procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Kjo pasi një nga ofertuesit më serioz për ta blerë kompaninë më fitimprurese në Kosovë.
“Hrvatski Telekom” u tërhoq momentin e fundit nga gara. Në garë mbeti vetëm “Austria Telekom”. Arsyet e shtyrjes rrjedhimisht edhe tërheqjes së “Hrvatski Telekom” nga gara ndërlidhen edhe me procesin hetimor dhe dyshimeve për afera korruptive në PTK-së.
Sidoqoftë njoftimin për kthimin në pikën zero të këtij procesi e bëri vetë Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, pas mbledhjes së Komisionit qeveritar për privatizimin e PTK-së.
Përtej këtij procesi privatizimi rrjedhimisht funksionimit të ekonomisë së lirë të tregut, qeveria e Kosovës kishte planifikuar që të hyrat nga shitja e PTK-së të derdhën në arkën e shtetit edhe për të mbuluar deficitin buxhetor për këtë vit. Raportet me Fondin Monetar Ndërkombëtar po kështu janë pjesë e kësaj ngjarje.
Ne kemi komunikim tëd rejtpërdrejt me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Ministrinë e Financave, normalisht buxheti nuk do të ketë probleme siç është pretenduar që do të ketë falimentim. Ka qenë kusht strukturor me FMN dhe jemi në harmoni të plotë edhe me FMN dhe projeksionet e reja vazhdojnë konform situatës së re pa ndonjë problem”, tha ministri Besim Beqaj i cili për mbylljen e këtij procesi nuk e fajësoi askënd.
Ai mohoi se kjo ndërlidhet me menaxhmentin dyshuar për korrupsion të PTK-së. Zoti Beqaj po kështu mohoi se me procese të tilla po humbet kredibiliteti tek investitoret e huaj. Sipas tij kredibiliteti do të ishte i keq nëse merren vendime të këqija për shtetin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kërkesa e KE për veriun e Kosovës
Progres-raporti i Komisionit Evropian për Kosovën propozon që, për zgjidhjen e çështjes së veriut të vendit të hartohet një strategji gjithëpërfshirëse për vendosjen e rendit dhe ligjit. Shpërthim në veri të Mitrovicës
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar natën mes së dielës dhe të hënës në veri të Mitrovicës. Ban Ki Moon: Kufijtë të zhbllokohen
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova, që ta zgjidhin mospajtimin kufitar dhe theksoi se kufijtë e bllokuar janë të papranueshëm. Tahiri optimiste: Bisedimet me Beogradin, në nëntor
Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërprera njëanshëm nga Serbia mund të rinisin në fillim të nëntorit. Bisedimet teknike do të përqendrohen tek energjia, telekomunikacioni dhe bashkëpunimi rajonal për Kosovën.
Jahjaga: Reformë në sistemin e drejtësisë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e konsideron shumë të rëndësishëm reformimin në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se përmirësimet në këtë fushë duhet të jenë prioritete institucionale.
Lajmet kryesore
Topi: Dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim
"Sfida europiane kërkon punë e seriozitet"
Sherri me thika, në pranga dy vëllezër
Lirohet ushtari Gilad Shalit
Shqiperia që po zvogëlohet
Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave