E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa e PS, sot pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Sot pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të disktuuar mbi nismën e PS-së për krijimin e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.
Dje kryetarja e kuvendit i është drejtuar kreu të PS-së Rama me një letër duke i kërkuar të paraqesë përfaqësuesin e PS-së në mbledhjen e sotme.
Sipas letrës së dërguar nga Topalli në adresë të Ramës, vendimi për thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të grupeve Parlamentare, është bërë mbi bazën e nenit 7, të ligjit nr.8891, datë 2.5.2002, "për organizimin dhe funskionimin e Komisioneve hetimore te Kuvendit".
Në letër, Topalli i bën me dije Ramës, se sipas nenit 12 të rregullores së Kuvendit, Konferenca e kryetarëve përbëhet nga kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit.
Rrjedhimisht, Topalli vijon letrën e saj duke kërkuar nga Partia Saocialiste caktimin e kreut të grupit parlamentar të saj dhe pjesëmarrjen e tij në Mbledhjen e Konferencës së kryetarëve.
Konferenca pritet të mblidhet në orën 13:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›