E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Hyseni: Kosova të mos përjashtohet

Ministri i Jashtëm kosovar, Skender Hyseni i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos e përjashtojnë Kosovën nga procesi i liberalizimit të vizave.
"Procesi i liberalizimit të vizave ndërlidhet me çështje të natyrës teknike, për rrjedhojë nuk ka pse të ndërlidhet me çështje të natyrës politike", ka deklaruar Hyseni në një takim me një delegacion të Parlamentit italian.
Hyseni ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të bashkëpunuar me homolog%t serbë për çështje me interes të përbashkët.
Por ai ka theksuar se skenarët për rifillimin e negociatave për pavarësinë janë të papranueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›