E Diel, 1 Nëntor 2026

Numerimi elektronik i votave ne gare jane 4 kompani pjesemarrese

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve hapi sot proçedurat prokuruese me objekt:  “Realizimi i Sistemit Elektronik të Numërimit të votave, në Qarkun e Fierit”. 
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të kësaj proçedure prokuruese bëri pranimin e ofertave teknike të paraqitura nga shoqëritë e interesuara.
Nga 6 kompani që kishin shfaqur interes, në momentin e paraqitjes së ofertave pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve , u paraqiten 4 kompani ofertuese. Më konkretisht kompanitë e paraqitura janë: 
1- INDRA,  kompani spanjolle
2- ES & S,  kompani amerikane
3- DRS,      kompani angleze
4- SCITL,   kompani spanjolle
 Pas marrjes në dorëzim dhe inventarizimit të dokumentacionit  të paraqitur nga ofertuesit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u tërhoq për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave teknike. 
Në ditët në vijim KVO, do të njoftojë kompanitë që do të kualifikohen në këtë fazë dhe do të ftojë ato të paraqesin ofertat ekonomike. 
KQZ përmes zyrës së shtypit informoi se kjo procedurë zhvillohet në dy faza, faza e shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave teknike dhe faza e shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave ekonomike.
Ndërkohë që tenderi për Tiranën do të hapet në 22 janar. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›