Kërkesa e SPAK për arrestimin Ahmetajt/ Pëllumbi prezanton raportin e PS: Në përputhje me kërkesat ligjore

Partia Socialiste gjykon se kërkesa e SPAK për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit Arben Ahmetaj është në përputhje me kërkesat ligjore.
Deputeti socialist Arben Pëllumbi ka lexuar nga foltorja e Kuvendit raportin qe paraqitur nga mazhoranca në lidhje me kërkesën e depozituar në Kuvend nga SPAK.
Pëllumbi u shpreh se mazhoranca gjykon kërkesa e SPAK është shoqëruar me relacionin shpjegues dhe provat përkatëse.
“Këshilli dhe Kuvendi nuk janë noter, por sillen si kuazi gjykatë dhe në zbatim të Kushtetutës mbikëqyrin garancitë që sigurojnë që ndaj deputetit të mos kryhen arrestime arbitrare.
Kuvendi vlerëson nëse plotësohen kushtet ligjore për marrjen e një mase të sigurimit personale.
Nëse plotësohen kushtet, Kuvendi bazohet në gjykimin e vetë në bazë të relacionit të organit të akuzës. Kuvendi bën vlerësimin e kushteve dhe rrethanave për të krijuar bindjen se ka dyshime se deputeti ka kryer vepër penale. Nëse kërkesa është bënë nën ndikime politike
Ne anëtarët e shumicën në këshill vlerësojmë se formalisht kërkesa e SPAK ndaj Ahmetajt është në përputhje me kërkesat ligjore. Kërkesa plotëson kriteret e nënti 73 pika 2 e Kushtetutës pasi bëhet për shkaqe që parashikohen në këtë dispozitë. Kërkesa është shoqëruar me relacionin shpjegues dhe provat përkatëse sipas kërkesave në këtë dispozitë”, tha Pëllumbi.
/rtsh.al/