E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet 1 orë e më parë për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. 

Gazmend Bardhi: Dënojmë me forcë aktin që kryetari i Kuvendit bëri gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve gjatë shqyrtimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Si në asnjë rast tjetër, Niko Peleshi shtyu mbledhjen e Këshillit pa caktuar një afat, kur do të marrë në shqyrtim kërkesën. 

Është akt politik, i urdhëruar nga Edi Rama, për të mbrojtur korrupsionin e tij, zv.kryeminsitres dhe qeverisë së tij. 

Kemi kërkuar me forcë mbledhjen një orë e më parë të Këshillit të Mandateve për miratimin e kërkesës së Prokurorisë. 

Çdo ditë në liri e Belinda Ballukut, nënkupton prishje të provave e intimidim të dëshmitarëve. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›