Kerkesa per heqjen e mandatit te deputetit

Është një shashkë, duan të bëjnë show politik!
Ky është reagimi i parë i deputetit socialist Fidel Ylli, pas nisjes së procedurës nga ana e Këshilli i Mandateve për heqjen e mandatit të tij. Ylli sqaron se ai ka respektuar të gjitha ligjet në fuqi sa i takon rinovimit të licencës radios, ku ai ishte aksioner kryesor. Madje ai nënvizon se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të pasurisë dhe gjykatat i kanë dhënë të drejtë, mbi pozicionin e tij në raport me ligjin.
Pavarësisht nisjes së procedurës për heqjen e mandatit dhe vendimit që mund të merret, Ylli thotë se asgjë nuk mund ta ndalojë me kandidimin e tij për zgjedhjet e 23 qershorit.
Ligjvënësi socialist thekson se rasti i tij nuk mund të krahasohet me heqjen e mandatit të deputetit Ilir Beqja në tetor 2010.