Vlore Malaj PS te percaktoje avantazhet dhe pergjegjesite

Partisë Socialiste i duhet një ekip konkurrues, e me kontribute, ka qene ky komenti qe deputeti socialist Arben Malaj, bere nga Vlora, ku ishte pjese e një takimi mes te rinjve për kulturën politike.
Ne fjalën e tij për gazetaret, deputeti Malaj, ka cilësuar si te rendesishem faktin se Partia Socialiste s’duhet te nënçmoje kontributet. Keshtu sipas Malaj ekipi socialist për garën elektorale te 23 qershorit, duhet te përfshijë ata qe prej vitesh kane qene pjese e kësaj force politike
Malaj nuk komentoi programin e prezantuar ne konventën dy ditore te socialistëve, por ai theksoi se Partia Socialiste duhet te behet konkurruese.
“Partisë Socialiste i duhet te qartësojë avantazhet dhe pergjegjesite për ti ofruar qytetareve qeverisje sa me te mire” theksoi Malaj
E ndërsa komentoi situatën e socialistëve ne këtë vit zgjedhor, Malaj edhe pse i rezervuar vuri theksin te bashkëpunimi qe duhet te kenë te gjithë socialistët, ndërsa nuk fshehu shqetësimin qe ka përfshirë socialistët në gjithë vendin, për vendimet e personalizuara te Ramës.