Kerkesa per referendum miratohet me 73 vota Opozita bojkoton

Opozita ka bojkotuar seancën parlamentare në momentin kur në votim ishte kërkesa e PD-së për organizimin e referendumit për tre ligjet. Ky bojkot erdhi pas thirrjes së drejtuar nga Kryeministri Berisha dhe Kryeparlamentarja Topalli për votimin në Kuvend të tre ligjeve.
“Nëse ju doni kohë për reflektim, dakord merreni atë dhe përcaktoni një afat. Referendumi bëhet i paqenë. Sovrani do flasë por nuk do të jetë mirë. Ju flas në mënyrë të sinqertë. Të drejtën e qytetarit për tu shprehur për çështje të rëndësishme nuk mund t’i mohohet nga askush. Ndaj ju ftoj të biem në ujdi të votojmë tre ligjet të merrni kohën. Mund të vepronte një udhëheqës juaj në këtë mënyrë, mund të vepronte Majko, Meta, Nano në këtë mënyrë? Doni të dini komplotin si u rrëzua Nano? Do e jap të regjistruar, si u stis komploti nga Edi Rama me ca bashkëpunëtorë të mi. Ngrihuni e të bëjmë histori në këtë Parlament. Unë me të mirë e pata”, u shpreh Berisha.
Pas këtij momenti iu dha 5 minuta kohë për reflektim opozitës, e cila zgjodhi që të brakstisë sallën.
Ndërkohë mazhoranca e miratoi këtë kërkesë me 73 3 vota pro.
Debati mes PS-PD
Opozita parlamentare rimori dhe gjatë seancës së sotme qëndrimin e saj kundër organizimit të referendumit për miratimin e tre ligjeve që kushtëzojnë marrjen e statusit të vendit kandidat. “Referendumi është e kundërta që qeveria duhet të bëjë para zgjedhjeve. Qeveria ofron një referendum absurd. Kjo do të thotë të shmangësh Kuvendin, të refuzosh dialogun. Referendumi nuk ka të bëjë me integrimin, por me referendumin e 23 qershorit. Ai nuk bëhet për Europën, por kundër saj. Referendumi nuk ka lidhje me interesat e vendit, ai është i paprecedentë”, u shpreh deputeti socialist, Pandeli Majko. Por kundrejt këtij qëndrimi erdhi dhe argumenti i deputetes demokrate, Paulina Hoti. “Duhet referendum sepse opozita nuk ka votuar. Rama nuk ka lejuar të votojnë deputetët. Opozita mban një qendrim bllokues dhe tenton ta shesë referendumin si një ide të gabuar. Ne do ta votojmë referendumin. Shqiptarët do vendosin vetë për fatet e tyre. Nuk do merren më me qarkun ku i ka mbet ora opozitës. Referendumi mund të aplikohet për anëtarësimin në NATO. Vendet e BE e kanë aplikuar. Këto ditë po abuzohet me deklratën e Fyles. Është thirrje urgjente për opozitën për të votuar tre ligjet”, vuri në dukje Hoti.