Partizani shkarkon trajnerin Shpetim Duro
Zgjati vetëm 41 ditë.
Pas më pak se një muaji e gjysmë punë, Shpëtim Duro nuk është më trajner i Partizanit.
Drejtuesit e klubit vendosën ta largonin pas humbjes 1-0 në Pukë.
Disfata, pas të cilës skuadra zbriti në vendin e pestë dhe rriti në 4 pikë diferencën nga Mamurrasi i vendit të dytë ishte fatale.
Edhe pse e kërkuan me ngulm gjatë merkatos së dimrit, drejtuesit nuk u menduan dy herë shkarkimin.
Kjo argumentohet edhe me faktin se Partizani ende nuk kishte një identitet në lojë.
Investimet janë të konsiderueshme dhe kërkohen menjëherë rezultate.
Për të shpresuar në ndryshimin e ecurisë, në krye të stolit u emërua drejtori teknik, Hasan Lika.
Me të synohet që të kuqtë të rikuperojë terren përballë rivalëve, në garën për tu ngjitur në Superligë.