E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkim nderkombetar per Elezajn


Pas kontrolleve disa javore të policisë brenda vendit, veçanërisht në Tiranë dhe verifikimeve të informacioneve se biznesmeni i arratisur Hajri Elezi lëviz i qetë në kryeqytet, policia shqiptare është dorëzuar duke kthyer përgjigje se ai nuk gjendet brenda territorit shqiptar.

Dhe siç ndodh rëndom topi ka kaluar sërish në fushën e prokurorisë të cilët nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të urdhërojë shpalljen në kërkim ndërkombëtar të bosit të akuzuar për çështjen e skandalit të kontrabandës me naftën Vergine.

Ky informacion konfirmohet në rrugë jo zyrtare, por të besueshme të cilat thanë se për disa javë dyshimet e hetuesve ishin për fshehjen brenda vendit të të arratisurit Elezi në atë kohë në arrest-shtëpie, dyshime këto që i referoheshin sistemit Tims në pikat kufitare nga ku rezulton se ai nuk kishte dalë jashtë territorit shqiptar.

Gjithashtu këto dyshime thanë burimet lidhen edhe me informacione të shumta për adresën e biznesmenit mbi vendqendrimet e tij në kryeqytet.

Tashmë që nuk gjendet asnjë gjurmë e drejtuesit të kompanisë EUROIL, hetuesit janë detyruar t’i hedhin sytë dhe të presin nga policitë e huaja.

Por ndërkohë për hetimet mbi skandalin e naftës Vergine janë në kërkim edhe dy persona të tjerë, gjetja e të cilëve gati shtatë muaj më parë nuk u bë i mundur gjatë arrestimit të 13 biznesmenëve të përfshirë në këtë skandal.

Për këtë çështje, e nisur kryesisht pas deklaratave publike të ish ministrit Dritan Prifti aktualisht ndodhet në qeli vetëm biznesmeni Iliaz Fisheku.

Edhe për Hajri Elezin, gjykata vendosi arrest shtëpie, por gjykata e apelit me vendimin e 28 korrikut kërkoi rikthimin e tij në arrest me burg, vendim i cili nuk u ekzekutua pasi biznesmeni ishte larguar në drejtim të paditur.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Aksident në Gramsh, plagoset 10-vjecari
Një aksident me pasoje plagosjen rëndë të një minoreni ka ndodhur në qytetin e Gramshit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme  në lagjen “ Sporti” , ku një motocikletë pa targa, me drejtues Armend Boja 25 vjec, banues nga fshati Cerrunjë të Komunës Pishaj të Gramshit  ka përplasur 10 vjecarin me inicialet R.B.  Topi: Vijim i reformave legjislative
Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se është më rendësi vazhdimi i reformave legjislative e institucionale të të gjithë sistemit gjyqësor për t’u sinkronizuar me standardet më të mira evropiane. Vrasjet e rënda, pa autor!
Një vrasje e trefishtë ndodhi në Elbasan në mars të këtij viti. Tre persona të së njëjtës familjes në lagjen Syrja Dylgjeri u ekzekutuan me armë zjarri natën. Shkodër, aksidentohet për vdekje 63-vjecari
Një aksident me pasojë vdekjen e një 63-vjecari ka mesditën e së mërkurës në periferi të qytetit të Shkodrës, pranë zonës industriale. Elbasan, arrestohen 2 persona
2 persona janë arrestuar në Elbasan për mbajtje dhe tregtim lëndësh narkotike.

Lajmet kryesore

Sekuestrimi i makinave të vjetra
PS: Vendimi i qeverisë për të ushqyer mafian e skrapit
Zbatimi i kritereve të Integrimit
PS, akuza Berishës për korrupsion
Informaliteti ndëshkon buxhetin
“Maratona Kuq e Zi”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›