PS akuza Berishes per korrupsion

Në interpelancën me kryeministrin, deputeti Erion Braçe ka deklaruar se po jepen me konçension tërë pasuritë publike dhe duket sikur vendi është në shitje.
Duke vijuar më tej interpelancën, ai u ndal gjatë në konçesionet në naftë, duke përmendur dy kompani Bankers Petrolium dhe Stream Oil, që për shkak të shfrytëzimit ekskluziv të naftës në Shqipëri, kanë rritur kuotimet e tyre në bursë. Kompani, që sipas tij, nuk kanë paguar tatimin mbi fitimin.
“Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kompania Bankers Petrolium ka realizuar të ardhura prej 157 milionë dollarësh mbi fushat e naftës që ka në shfrytëzim. Kompania Stream Oil ka realizuar vetëm 6.5 milionë dollarë. Çfarë fiton Shqipëria nga këto. Ky është dekreti që ky zotëri ka nxjerrë në cilësinë e presidentit, në vitin 1995, dhe këtu thuhet se tatimi i fitimit mbi këto kompani që operojnë në fushën e naftës është 50%. Po e sfidoj publikisht që të më thojë se sa tatim-fitim ka paguar Stream Oil këto vitet e fundit? Sa tatim fitim i ka paguar Bankers Petroleum në këto vitet e fundit? Nëse s’e bën, siç nuk e bëri deri tani, duke i shmangur dhe treguar shqiptarëve ato 100 mijë lekshat, por u them unë se tatimi ka qenë 0, sepse ky dekret me firmë të tij, nuk zbatohet nga administrata e tij, nuk kontrollohet nga administrata e tij”, është shprehur Braçe.
Ndërkohë kryeministri Berisha tha se kjo mazhorancë i ka shndërruar qytetarët shqiptarë në pronarë. Ai mbrojti gjatë interpelancës së kërkuar nga deputeti Erjon Braçe, proçesin e dhënies së konçesioneve.
“Jeni përpjekur të përbaltni konçesione që shndërrisin në historinë e konçesioneve në Evropë dhe në botë. Si asnjëherë tjetër kam firmosur në një hark kohor 2-3 vjeçar kontrata për ndërtimin e 220 hidrocentraleve. Krijoni komision dhe i realizoni një nga një. Por i konfrontoni ato me ligjet. Ku janë shkelur. Mos mendoni se lufta për motive politike jep rezultat”, tha Berisha.
Më pas, duke u ndalur te konçesionet e kromit, deputeti Braçe tha se kompania që ACR fiton 2430 euro nga çdo minator në ditë, ndërkohë që i kthen atij vetëm 10 euro.
Ndërkohë që për burimet e kromit ka 268 leje, që, sipas tij, mbahen nga një mafia e kromit. Kryeministri e mori sërish fjalën, duke larguar nga podiumi deputetin Braçe, të cilit i kishte mbaruar koha.
Kryeministri nuk u ndal në akuzat konkrete të deputetit Braçe, por mbrojti bilancin ekonomik të qeverisë, rritjen e investimeve të huaja, të eksporteve dhe të të ardhurave të shqiptarëve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika “Maratona Kuq e Zi”
Krahas hapjes së degëve në të gjithë Shqipërinë, Aleanca Kuqezi është duke i kushtuar një vëmendje edhe shtrirjes së veprimtarisë në ato shtete ku jetojnë emigrantë shqiptarë. Presidenti sot në Top Story
Presidenti i Republikës, Bamir Topi thyhen heshtjen pas shumë kohësh. Ai do të jetë sot i ftuari i gazetarit Sokol Balla në emisionin Top Story që do të mund ta ndiqni në Top Channel, në orën 21. Zbatimi i kritereve të Integrimit
Përpara publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, fondacioni 'Soros' ka bere publik një studim të detajuar, sesa vendi ka përmbushur detyrimet që ka marrë përsipër.
Bloomfield: Më shumë shqiptarë në Australi
Ambasadorja e Australisë, jorezidente në Tiranë Jenny Bloomfield, në një intervistë për Top Channel thotë se marrëdhëniet e Australisë më Shqipërinë janë të afërta bazuar në lidhjet e forta mes komuniteve. Ajo ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptar në Australi. Fillimisht amabasadorja Bloomfield komenton marrdhëniet shqiptaro-australiane. KE, përkeqësohet liria e medias
Strategjia e Zgjerimit i kushton vëmendje të posacme këtë vit përkeqësimit të lirisë së shprehjes në mediat e vendeve të Ballkanit dhe Turqisë. Komisioni Europian i permbledh ne dy grupe problemet qe hasen ne kete fushe.
Lajmet kryesore
Sekuestrimi i makinave të vjetra
PS: Vendimi i qeverisë për të ushqyer mafian e skrapit
Zbatimi i kritereve të Integrimit
Informaliteti ndëshkon buxhetin
“Maratona Kuq e Zi”