Presidenti sot ne Top Story

Presidenti i Republikës, Bamir Topi thyhen heshtjen pas shumë kohësh. Ai do të jetë sot i ftuari i gazetarit Sokol Balla në emisionin Top Story që do të mund ta ndiqni në Top Channel, në orën 21.
Presidenti pritet t’i përgjigjet pyetjeve që lidhen me zhvillimet më të fundit, kërkesat për ndryshime të Kushtetutës, gjithashtu do të flasë edhe për temat e nxehta të këtij viti, që nga ngjarjet e trazuara të janarit, shqetësimi tij për përplasjet e institucioneve, marrëdhëniet me mazhorancën të cilës i përkiste dikur, si dhe qendrimi për opozitën aktuale.
Kreu i shtetit do t’i përgjigjet pyetjeve për zgjedhjet, krizën politike dhe se e kujt është përgjegjësia që Brukseli pritet t’i japë një përgjigje të dytë negative Shqipërisë për integrimin.
A e mbështet më zoti Topi idenë e zgjedhjes së kreut të shtetit nga populli dhe cila do jetë e ardhmja e tij politike? Çfarë mendon presidenti për Aleancën Kuq e Zi? President i ardhshëm apo parti politike, këtë kreu i shtetit do ta sqarojë sonte në orën 21:00 në emisionin Top Story.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika “Maratona Kuq e Zi”
Krahas hapjes së degëve në të gjithë Shqipërinë, Aleanca Kuqezi është duke i kushtuar një vëmendje edhe shtrirjes së veprimtarisë në ato shtete ku jetojnë emigrantë shqiptarë. Zbatimi i kritereve të Integrimit
Përpara publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, fondacioni 'Soros' ka bere publik një studim të detajuar, sesa vendi ka përmbushur detyrimet që ka marrë përsipër.
Berisha: Kthyem qytetarët shqiptarë, në pronarë
Nis në kuvend interpelanca me kryeministrin Sali Berisha, e kërkuar nga deputeti socialist Erjon Brace.
Bloomfield: Më shumë shqiptarë në Australi
Ambasadorja e Australisë, jorezidente në Tiranë Jenny Bloomfield, në një intervistë për Top Channel thotë se marrëdhëniet e Australisë më Shqipërinë janë të afërta bazuar në lidhjet e forta mes komuniteve. Ajo ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptar në Australi. Fillimisht amabasadorja Bloomfield komenton marrdhëniet shqiptaro-australiane. KE, përkeqësohet liria e medias
Strategjia e Zgjerimit i kushton vëmendje të posacme këtë vit përkeqësimit të lirisë së shprehjes në mediat e vendeve të Ballkanit dhe Turqisë. Komisioni Europian i permbledh ne dy grupe problemet qe hasen ne kete fushe.
Lajmet kryesore
Sekuestrimi i makinave të vjetra
PS: Vendimi i qeverisë për të ushqyer mafian e skrapit
“Maratona Kuq e Zi”
Berisha: Kthyem qytetarët shqiptarë, në pronarë
Informaliteti ndëshkon buxhetin
Fullani: Ulet me 0.25% norma bazë e interesit