E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkimet per nafte ne Jon

Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore deklaron se debatet mbi kufirin detar me Greqinë nuk rrezikojnë rezervat shqiptare të naftës në Jon, pasi ato ndodhen thellë në ujërat shqiptare.

"Marrëveshja që shteti shqiptar ka lidhur me 'Capricorn' është e shkruar qartë, që kufiri jugor, pra kufiri i kërkimit të kësaj kompanie është kufiri detar Shqipëri-Greqi dhe aty thuhet: 'do të quhet kufi i kërkimeve tona, kufiri që do të vendoset në çfarëdo kohë që do të vendoset marrëveshja midis shtetit shqiptar dhe shtetit grek'.Për fatin tonë të mira, të gjitha strukturat prospekt janë të gjitha brenda kufirit tonë", thotë drejtori i Hidrokarbureve AKBN, Përparim Hajno.

Shqiperia i ka nisur kerkimet per nafte ne detin Jon disa vite para Greqise, me sakte qe ne shtator te vitit 2007. Kompania qe kerkon eshte 'Capricorn Albania', e cila zoterohet nga grupi 'Cairn', nje nga me te medhate ne Europe ne fushen e kerkimeve te pavarura per naften dhe gazin. Pas fazes se pare te kerkimeve kompania ka evidentuar tre zona, ku dyshohet se ka nafte.

"Ne jemi shumë herë më përpara se pjesa greke e punimeve. Ne e kemi bërë me të njëjtat metoda që ata po bëjnë sot.Jemi në fazën kur janë dhënë edhe prospektet, pra parashikimet për strukturat e mundshme të naftës të gazit në det dhe jemi në fazën shumë interesante tani të atakimit të tyre me pus", thotë Hajno.

Ne fund te vitit te kaluar kompania duhet te kishte filluar fazen e dyte te kerkimeve, qe eshte ajo e shpimit te puseve, por procesi eshte shtyre per arsye burokratike. Marreveshja e amenduar ka shkuar per miratim ne Qeveri dhe vetem pas kesaj procedure kerkimet per nafte do te rinisin me fazen e dyte, ate te shpimit te puseve nenujore.

"Tre fazat e para të kërkimit duhet të ishin të mbaruar në 2010, por duhet të dini që në 2009, në kohën që ata ishin në fazën e parë të kërkimit, doli ligji i rentës minerare, kemi qenë të detyruar të amendojmë të vendosim këtë ligj në marrëveshje, të amendohet marrëveshja. Kjo do kohën e vet", thotë Hajno.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›