Kërkohej për falsifikim, arrestohet
Elbasan-Seksioni i Krimit Ekonomik e financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të së hënës, ka ekzekutuar vendimin penal së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë në ngarkim të shtetasit Vladimir Dule, 49 vjeç, lindur në Drithas të Korçës, dhe banues në lagjen " 11 nëntori' të qytetit të Elbasanit. Burime të policisë bënë të ditur të hënënse " ky shtetas ka qenë i dënuar me 30 ditë heqje lirie për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë më datë 15.02.2005. Sipas policisë lokale, mësohet se ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim. Aktualisht 49-vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Elbasanit në pritje të transportimit të tij në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit, për kryerjen e dënimit.