E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet automjeti, dërgohet për skrap

Elbasan-Një automjet është vjedhur dhe më pas dërguar në një pikë për grumbullimin e Skrapit duke u shitur për 35 mijë lekë të reja. Burime të policisë bënë të ditur se mbrëmjen e së dielës në komisariatin e Policisë ka bërë kallëzim shtetasi Bashkim Beqiri lindur e banues në Lagjen " Shënkoll" të qytetit të Elbasanit, i cili kishte konstatuar edhe vjedhjen e mjetit të tij. Ky shtetas ka deklaruar se e kishte të parkuar përpara pallatit, pornuk e ka gjetur më aty. Me të marrë kallëzimin policia ka nisur kontrollin në të gjitha pikat e skrapit në Elbasan, dhe ky mjet u gjet në orët e para të mëngjesit të së hënës në pikën e grumbullimit të skrapit në lagjen " 28 Nëntori". Policia ka marrë në pyetje pronarin e tregtimit të skrapit, Naun Puka, i cili ka deklaruar se ia ka blerë 25-vjeçarit Florenc Aliaj, lindur e banues në qytetin e Elbasanit, kundrejt një shume prej 35.000 lekë të reja. Nga ana e policisë është bërë e mundur sekuestrimi i mjetit si provë materiale dhe tashmë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes së këtij mjeti. Tashmë policia e ka shpallur 25-vjeçarin "person në kërkim" për veprën penale të "vjedhjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›