E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej për një vrasje në 96, ekstradohet i riu

TIRANË- Iinterpol Tirana ka ekstraduar një të kërkuar për vrasje që në vitin 1996 dhe dënuar në mungesë për krimin me 16 vite burg.

Policia e Tiranës ka njoftuar se është ekstraduar shtetasi Edmond Panaori, 33 vjec, lindur në Fier. Këtë shtetas gjykata e Fierit e ka dënuar me 16 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të Vrasje me dashje parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas është shpallur fajtor pasi më datë 05.11.1996, pas një grindjeje në qendër të fshatit Mbers, Fier, ka vrarë me armë të ftohtë (thikë), shtetasin Gazmend Selimi- thuhet në njoftimin e policisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 09.01.2011, në Romë, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›