E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi mesazh mbështetësve:Fitore,ose vdekje

TRIPOLI- Udhëheqësi libian Muhamer Gadafi nuk terhiqet dhe shfaqet me nje tjeter video drejtuar mbeshtetesve te tij. “Fitore o vdekje”. Ky ka qene mesazhi i Gadafit, transmetuar gjate nates permes valeve radiofonike dhe televizive, permes te cilit kerkon nga gjithe te armatosurit te nisin sulmin.

Ai ka deklaruar se tërheqja e tij nga kompleksi në Tripoli ishte një “lëvizje taktike”. Komentet e tij erdhën një ditë pasi kryengritësit sulmuan kompleksit dhe vënë kontrollin e tyre mbi kryeqytetin libian. Nderkohe në një fjalim të transmetuar në TV Arabic Al-Orouba, Gadafi premtoi gjithashtu “martirizim” ose fitore në luftën e tij kundër NATO-s.

Një zëdhënës i Gadafi tha po ashtu në të njejtën media se kreu i Libisë është gati për t’i rezistuar kryengritësit për muaj, ose edhe vite”.

Kryengritësit thanë se më shumë se 400 vetë janë vrarë dhe të paktën 2 mijë të tjerë ishin plagosur në luftën për Tripoli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›