Kryeministrja kroate,në Kosovë.Takim me Thaçin
PRISHTINE- Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor ndalet sot per nje vizite ne Kosovë, gjate se ciles jane parashikuar takime me zyrtarët më të lartë të vendit.
Para takimit me kryeministrin Thaçi, Kosor pritet të takojë kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe zëvendëskryeministrin Sllobodan Petroviq.
Shefja e ekzekutivit të Kroacisë do të vizitojë edhe fshatin Janjevë, ku jetojnë qytetarë të komunitetit kroat.
Me zonjën Kosor do të udhëtojë edhe grupi i biznesmenëve, që do të marrë pjesë në forumin ekonomik Kosovë-Kroaci.
Vizita e zonjës Kosor në Kosovë realizohet dy ditë pasi vendin e saj e vizitoi kancelarja gjermane Angela Merkel.